SHPËRNDAHEN PAJISJET TEKNOLOGJIKE PËR FËMIJË

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 6.7.2020
Në kuadër të projektit “Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore” që realizohet nga OJQ ProActive nga Kamenica, një pjesë e caktuar e fondeve të këtij projekti është ridrejtuar për nevojat e emergjencave COVID19 të banorëve të komunës së Kamenicës. Në këtë kuptim, përfaqësuesi i OJQ ProActive Lavdim Klaiqi në bashkëpunim me zyrtarët komunal nga Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Administratës komunale kanë ideuar dhe zbatuar një ndihmë direkte për 7 familje nga komuna e Kamenicës. Familjet përfituese u përzgjedhen të pranojnë Tabletë për nevojat e fëmijëve të tyre shkollarë në këtë kohë të pandemisë, ku mësimi i rregullt klasor është shëndrruar në mësim online nëpërmjet internetit dhe televizionit . Si rrjedhojë e kësaj, dje, në sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës është bërë edhe shpërndarja e këtyre pajisjeve mjaft të nevojshme për nxënësit të cilët janë përzgjedhur në bashkërëndim me zyrtarë të komunës së Kamenicës. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Drilon Ramabaja nga Drejtoria e Arsimit, i cili shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim të ndërsjellë në dobi të femijëve.

Ky projekt është pjesë e Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD qe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com