Mbahet seanca e Kuvendit Komunal

Shpërndajeni & Komentojeni
Roganë, 29.05.2020
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020 në ambientin e sallës sportive të Shkollën e Roganës.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, drejtorët e drejtorive komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të si dhe mediat lokale.

 
Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim: 1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01.Nr.9284/09.05.2020;
2. Informatë për pandeminë;
3. Propozim vendim bartja e të hyravd vetanake 2019/2018 në 2020, Sh.02.Nr.9759/19.05.2020;
4. Propozim vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës komunale duke pasur parasysh interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02. Nr.9776/20.05.2020, me pronat: 1.1. P-71107008-00025-0; 1.2. P-71107035-01225-0; 1.3. P-71107035-0; 1.6.P-71107042-01650-3; 1.7. P-71107042-01367-0;
5. Propozim vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës komunale duke pasur paradysh interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02.Nr.9777/20.05.2020, ka kaluar me pronën: 1.2. P-71107008-002268-0;
6. Propozim vendimi për mosvënien e gjobave lidhur me skadimin e lejeve té punës për “Auto-Taxi”, Sh.02.Nr.9873/21.05.2020;
7. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit;
8. Formimi i një komisioni për vlerësimin e gjendjes pas pandemisë dhe nxjerrja e nje pakoje për masa ndihmëse për bizneset që operojnë në Kamenicë. Pjesë e këtij komisioni është propozuar të jenë nga një anëtar i secilit subjekt politik brenda Kuvendit Komunal të Kamenicës.


 9. Të ndryshme.
 Pas diskutimeve dhe arsyetimeve ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit, me shumicë votash u miratuan këto pika.

(Burimi: Komuna e Kamenicës) 



Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com