Nënshruhet marrëveshje

Shpërndajeni & Komentojeni

 
Kryetari Rahimaj nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Zv.Ministrin e MMPHI-së Hysen Durmishi për financimin e projekteve infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Zëvendës Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi për financimin e disa projekteve infrastrukturore.

I pari i komunës ka thënë se punimet do të zhvillohen në atë mënyrë që të jenë model i investimeve në infrastrukturën publike.“932,739.86€ investime për rrugë dhe trotuare nga MMPHI

Bashkë me Zv.Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore:

🚧 Asfaltimi i rrugës “Ramadan Kallaba” në Roganë,
🚧 Asfaltimi i rrugës “Banimi i ri” në Roganë,
🚧Asfaltimi i rrugës “Maliq Selishta” në Karaqevë,
🚧Asfaltimi i rrugës “Bugaqaj” në Koretin,
🚧Ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe trotuarit Kamenicë-Berivojcë,
🚧Asfaltimi i rrugës “Arifi” në Leshtarë.

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com