Filmi për të drejtat e njeriut

Shpërndajeni & Komentojeni

 24.04.2024 - Kamenicë

Në Kamenicë, në prani të publikut u shfaq filmi dokumentar “Kampi i Ferrit” kushtuar të burgosurve politik në  kohën e ish-Jugosllavisë. Filmi spikat figurën e aktivistit Adem Demaçi i cili kishte mbajtur 28 vite burg dhe më 1969 Amnesty International e kishte njohur si të burgosur të ndërgjegjes. Pas daljes nga burgu, Demaçi kishte fituar Çmimin "Sakharov" nga Parlamentit Europian për Lirinë e Mendimit, në vitin 1991. Filmi do të shfaqet për dy netë rresht në Kamenicë, ndërsa filmat të tjerë dokumentar do të shfaqen në rajon gjatë muajve në vazhdim.

Kjo shfaqje filmike është pjesë e projektit “Festivali Mobil i Filmit për të Drejtat e Njeriut” të realizuar nga ProActive, u përkrahë në kuadër të organizatave lokale të shoqërisë civile, nismat e drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimi i besimit në Ballkanin Perëndimor – Rrjeti i pajtimit KOMRA si dhe u përkrahë me fondet e Bashkimit Evropian.

 

Video e Emisionit.


Kjo video është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

----------------------------

https://twitter.com/REKOM_KOMRA
#dignityforthemissing #missing #rekom_komra

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com