"Mobikino" edhe në Diasporë!

Shpërndajeni & Komentojeni

Prishtinë, 4.12.2022

Festivali multi-medial lëvizës "Mobikino" tash e tutje do të jetë prezent edhe në diasporë. Kjo falë bashkëpunimit me rrjetin diplomatik të Kosovës dhe me shoqatat që veprojnë në diasporë. Gjatë festave të nëntorit, ky festival arriti të mbledhë qindra bashkatdhetarë në disa aktivitete të ndara si në: Kopenhagë, Bern dhe në Winterthur. Drejtuesi i këtij projekti z.Lavdim Klaiqi u shprehë se ky është viti i parë i turneut në Diasporë ku u shfaqen filma dhe ekspozita për publikun shqiptar dhe atë vendas në vendet perendimore. Sipas Klaiqit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po bënë mirë që po përkrahë këto nisma, sepse është një kontribut në diplomacinë kulturore të Kosovës që ka aq shumë nevojë për të në arenën ndërkombëtare. Ky projekt nëpërmjet aktiviteteve të programuara u mbështet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në kuadër të Thirrjes publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për organizimin e aktiviteteve dhe implementimin e projekteve në fushat e përcaktuara sipas thirrjes publike në diplomacinë publike, diplomacinë ekonomike dhe diaspora.


Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com