DigitalGirls me projekt për vajza

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 2/05/2023

Organizata jo-qeveritare Digital Girls nga Kamenica ka mbajtur një seri trajnimesh me vajzat e reja nga Komuna e Kamenicës. Sipas organizatorëve, trajnimet u mbajtën gjatë muajve Mars dhe Prill dhe qëllimi i këtyre trajnimeve ishte aftësimi i vajzave në fushën e multi-medias dhe marketingut për gjenerimin e të ardhurave.Sa i përket rëndësisë së këtij projekti flet fakti se bazuar në statistikat zyrtare, vetëm 17% e grave/vajzave në komunën e Kamenicës janë të punësuara. Ky projekt ishte pjesë e projektit “Aftësimi i vajzave në mediat online për rritjen e punësimit lokal” i implementuar nga OJQ DigitalGirls mbështetur nga Demokraci për Zhvillim (D4D) i financuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.




 
 


 Përgatiti: Eliza Kastrati

 

 

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com