KF Bashkimi luan miqësoren me FC Rotkreuz

Shpërndajeni & Komentojeni

Koretin, 29.07.2016
Skuadra vendase e Ligës së Dytë KF Bashkimi nga Koretini ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin zvicerian FC Rotkreuz nga kantoni i Zugit që aktualisht garon në Ligën e Tretë zviceriane.

Ndonëse ishte ndeshje miqësore, fitore realizoi Bashkimi me rezultat 2:1, duke treguar impenjimin dhe fuqinë që do të ketë edicionin e ri.
Përndryshe ekipi mysafir nga Zvicra daton që nga viti 1958 dhe vjen nga qyteti Rotkreuz (Kryqi i Kuq) me një popullsi prej 7,425 banorëve. Ekipi zviceran përbëhet kryesisht prej futbollistëve nga ky vend, por aty paraqiten edhe tre bashkëatdhetarë, të cilët ndërmjetësuan në organizimin e këtij ballafaqimi
miqësor.
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com