Alpinisti jonë Burim Leci
Shpërndajeni & Komentojeni

Mont Blanc, 13.07.2016
Bashkëvendësi i jonë Burim Leci
më 13 korrik 2016 në ora 12:02 së bashku edhe me alpinistë të tjerë
pushtuan majën më të lartë në Europë. Leci është njherit edhe themelues i Outdoor Sports Experts dhe në cilësinë e bashkëorganizatorit i është bashkangjitur ekspeditës kosovare për pushtimin e majës më të lartë të Europës, Majës Mont Blanc në Francë. Ai së bashku në grup edhe me alpinistë të tjerë kosovarë në një udhëtim maratonik prej 15 orëve arritën deri tek lartësia 4400 m. Në fejsbukun e
tij, Burimi ka thënë se "Dedikimi im për ngjitje në Mont Blanc është
për Verën (gruan) dhe (vajzën e tij) Hanen shpirtin e vogël, të cilat ma
ngrohen zemrën në të ftohtin e Alpeve, më dhanë forcë
që të kaloj mbi 4 orë ecje në teren të vështirë alpin me mbi 25 kg peshë...-
ka cituar Leci.
Tags: Alpinizëm, Burim Leci, Sport
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.