Shembull i mirë i integrimit

Shpërndajeni & Komentojeni
Naser Shabani është vetëm njëri nga shumë qytetarët e Kamenicës, që pranojnë shërbimet mjekësore nga infermierja serbe Maja Paviq. Shabani thotë se për të nacionalitetit i infermieres nuk paraqet fare problem, raporton KTV.
Maja Paviq, e cila punon tash e një vit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet, tregon se gjithmonë ka synuar të ketë këtë profesion.
Për të nuk është pengesë të punojë në mesin e shumë shqiptarëve.
“Nuk më pengon asgjë. Për mua s’ka rëndësi kujt i shërbej sepse të gjithë janë njerëz, pa marrë parasysh a janë serbë apo shqiptarë, vështirësi në fillim kam hasur vetëm në gjuhë, derisa jam adoptuar”, thotë infermierja serbe.
Punën e infermieres serbe e vlerësojnë pozitivisht edhe zyrtarët institucionalë.
Raste të ngjashme ku serbët po pranojnë të integrohen nëpër institucionet shtetërore ka edhe në Komunën e Lipjanit. Ndërkohë, në Kamenicë jetojnë rreth 9% e popullsisë serbe. (KTV)


NORA_INFERMERJA_SERBE_KAMENICE_09-12 from Koha.net on Vimeo.
Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com