Klubi i Atletikës ROGANA ankohet në DKRS

Shpërndajeni & Komentojeni
29.01.2016, Kamenicë
Klubi i cili përfaqësoi Kosoven në Kampionatin botëror dhe në Lojërat Olimpike në Baku injorohet në Komunen e tij. Gjatë ceremonive të përvjetëshme që tani më janë bërë thuajse monotone për shkak të organizimit të dobët nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunen e Kamenices, ku më shumë injorohen se sa vlerësohen vlerat e sportistëve nga përsona të pa ndërgjegjshëm që punojnë në këtë drejtori edhe në kët vit ishin prezente këto parregullësi. Ky injorim i sukseseve u pa edhe në ceremonin e zgjedhjes së sportistit të vitit 2015 të mbajtur me 28 Janar të këtij viti të organizuar nga kjo Drejtori, ku me veprime të tilla jo vetëm që ulin poshtë vullnetin për sport por edhe nëpërkëmbet talenti i të rinjëve dhe tër opinioni sportëdashës. Në këtë eveniment të mbajtur, më të mirët si gjithëher u shpallen atletët e Klubit të Atletikës Rogana në kategorinë e femrave dhe të meshkujve si dhe trajneri i vitit 2015 u zgjodh nga Klubi i Atletikes Rogana, por për çudi në rradhitjen e klubeve, klubi më i mirë u zgjedh Klubi i futbollit Bashkimi nga Koretini i cili bën gara në ligen e fundit të Kosovës. Ne si klub i urojmë suksese Klubit të Futbollit "Bashkimi" nga Koretini. Reagimi ynë drejtohet në adresë të zyrtarëve për sport në Komunen e Kamenices, se në bazë të cilave kritere zgjidhen dhe vlersohen klubet, me çfarë rregullore dhe norma e kanë përcaktuar klubin më të mirë...?! Si përgjigje se, Klubet dhe sukseset e tyre kan vlersuar në bazë të infrastruktures që kanë ndërtuar, në rastin konkret klubi në fjalë paska rregulluar disa shkallë të stadiumit edhe pse kët investim jemi në dijeni se e ka bërë komuna por kjo nuk qon peshë fare, sa është absurde se në çfarë kriteresh janë përzgjedhur klubet. kinse është përzgjedhur stadiumi për ndonjë lojë të rëndësis së veçantë e jo klubi më i mirë. Me kët përzgjedhje përsonat që janë përgjegjës për sport në Komunen tonë kan shkelur kriteret dhe normat sportive ku rezultatet e një Klubi lider me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare që ka Kosova në nivel shteti nuk zgjedhet klubi më i mirë në komunen prej nga vjen. Për përgjegjësit e sportit në Komunen e Kamenices të udhëhequr nga Agim Avdullahu e të cilit vazhdimisht i kanë penguar sukseset e KA"Rogana" duke u munduar ti minimizojë në vazhdimësi sukseset tona si duket detyrë kryesore e tij ka qenë pengimi e jo zhvillimi i vlerave sportive. Këto vlerësime nuk i kontribuojnë zhvillimit të sportit e aq me pak krijimit të vlerave sportive. Ne si Klub kërkojmë që Komuna dhe kjo Drejtori të krijoj kritere të mirëfillta profesionale mbi të cilat do të vlerësohen dhe shpërblehen sportitët dhe klubet. Mirsad Kryeziu Sekretari i Klubit të Atletikes Rogana
Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com