Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar edhe albumi me 100 fotografitë më të mira të garës. Ky album do të shpërndahet nëpër institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare me qëllim të promovimit të bujqësisë, si mundësi e mirë për zhvillim ekonomik, punësim dhe turizëm rural.Ministri Krasniqi i uroi fituesit për çmimet duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen në garë. Ai tha se kjo garë ka arritur që vërtetë ta kthejë ne mendjen e njerëzve bujqësinë, të promovojë në masë të madhe sektorin dhe padyshim të shërbejë edhe si motiv që shtesë që sa më shumë njerëz të fillojnë të merren me bujqësi.
Kjo garë padyshim se do të jetë tradicionale, dhe pse jo edhe në forma të tjera do të punojmë që ta promovojmë bujqësinë duke e kombinuar edhe në raste si kjo me profesione të tjera, sikur që është me ju që jeni edhe pasionant e fotografë profesionist, tha ministri Krasniqi. (Burimi: Ministria e Bujqësisë)
100 fotografitë #TokaJone
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.