Kamenicë, 15.11.2015
Rinesa është fëmija i vetëm i familjes Avdullahu në Koretinë të Kamenicës.
Për këtë arsye i dhanë privilegjin që ajo e para të hap derën e shtëpisë së re që ia ndërtuan bashkëfshatarët.Pavarësisht moshës, kjo nëntëvjeçare e kupton çka do të thotë kulmi mbi kokë.Emocionet nuk i fshehë as kryefamiljari Musli Avdullahu.Urimet e para për shtëpinë e re ai i mori nga bashkëfshatarët që ia
ndërtuan objektin. Shumë prej tyre erdhën edhe nga diaspora për këtë
rast,njofton Klan Kosova.
Në fakt kjo është shtëpia e tretë që e ndërtojnë bashkërisht banorët e fshatit. Ata janë të organizuar rreth shoqatësPër t’i uruar hyrjen në shtëpi të re, familjes Abdullahu nga Koretini
i Kamenicës, ishin mbledhur edhe shumë bashkëfshatarë e mërgimtarë të
cilët kishin kontribuar në ndërtimin e sajë.
Mërgata e Koretinës, në Zvicrës është organizuar rreth një shoqate të
cilën e kanë emëruar “Koretini”, ku mbledhin para dhe i investojnë në
fshatin e tyre. (Burimi: Klan Kosova)
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.