Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të enjten Komunë e Kamenicës, me ç’rast u prit nga kryetari Begzad Sinani.
Ministri Agani, tha se gjatë këtij takimi u diskutuan tematika që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve në këtë rajon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Kryetari Begzad Sinani, së pari falënderoi ministrin Agani për vizitën, ndërsa theksoi se e ka njoftuar ministrin me projektet që janë me rëndësi për komunën e Kamenicës, e të cilat do të kontribuonin në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve në këtë komunë. (Ekonomiaonline)
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.