Kamenicë, 27.08.2015

Dit
ë më parë disa qytetarë të shqetësuar
(kryesisht klientë të bankës) na kontaktuan për të marrë informacione
rreth degës së ProCredit në Kamenicë. Në fakt, shqetësimi kryesor i qytetarëve
ishte se mos kjo degë do të mbyllet, pasiqë kishin pa inventarin duke u bartur
nga punëtorët e kontraktuar.
Pas këtyre
shqetësimeve ne kontaktuam zyrën qëndrore të kësaj banke dhe morëm përgjigjje të mënjëhershme rreth shqetësimeve të banorëve. Udhëheqja e Marketingut dhe Departamentit të PR pranë kësaj banke znj. Albena Çarkaxhiu
ka
konfirmuar nëpërmjet telefonit dhe emailit se dega e kësaj
banke në Kamenicë nuk do të mbyllet dhe se aktualisht kjo degë është duke u
rinovuar dhe punimet do të zgjasin deri me 31 Gusht 2015. Më tej komunikata
vazhdon…Dega e bankës ProCredit do të
vazhdojë të ofrojë të njëjtat shërbime bankare për klientët e saj por që me
rinovimin që është duke ndodhur ne jemi duke avancuar shërbimet tona bankare
pasi që, përveç stafit që do të jetë i pranishëm, siç ka qenë deri tani,
ne jemi duke integruar edhe këndin Zona 24/7 ku klientët do të keni mundësi që
të ketë qasje në shërbimet bankare ( deponim parash, tërheqje parash, e-banking
etj) 24 orë në 7 ditë të javës, pa qenë të kufizuar nga orari zyrtar i bankës.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.