Rrethrrotullimet pa mirëmbajtje

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 8.7.2015

Në Kamenicë këto viteve të fundit janë ndërtuar dy rrethrrotullime. Që të dyja këto vepra inftarstrukturore kanë ndihmuar jopak në vënien e rregullit në trafik. Përderisa njëri gjendet në rr.Skënderbeu afër Tregut të Qytetit, tjetri rrethrrotullim është në rrugën që të qon për në Ruboc. Por, të dyja këto vepra duket se kanë mbetur pa përkujdesje të duhur kur është fjala për mirëmbajtjen e pastërtisë. Në një vëzhgim të thjeshtë shihet dheu, pluhuri e gurët e vegjël që janë bërë bashkë dhe kanë formuar një trekëndësh të ndyrë nga mungesa e pastërtisë. Ky fenomen nuk është hequr pothuajse asnjëherë deri më tani dhe po i jep këtyre rrethrrotullimeve një pamje të shëmtuar të mospërkudesjes instutucionale. Për ta hequr këtë ‘pisëllëk’ mbetjesh do të mjaftonte vetëm një vullnet i qartë i udhëheqësisë komunale për t’i kthyer këto rrethrrotullime në vende të pastërta dhe ashtu siç i ka hije.  

Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com