Lagjja Malësia e harruar nga investimet

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 9.7.2015

Kjo pamje e rrugës që mban emrin e luftëtarit të lirisë Besnik Maroca në lagjen Malësia është katandisur keq. Me vite të tëra është harrnuar e riharrnuar por edhe sot e kësaj dite nuk është regulluar. "Me niqin' gropa bacit u bo kjo rrugë, si me pas kon' n'Afganistan" - tha një kalimtar i cili u shpreh i mllefosur me gjendjen e tanishme të rrugës. As fakti që kjo rrugë të shpie për te varrezat e dëshmorëve nuk ka ndihmuar që ky segment të rregullohet dhe të merr pamje të duhur. Në fakt, kjo rrugë është rruga më e përdorur në këtē lagje dhe njëherit më e dëmtuara. Madje, po shtrohen me asfalt edhe rrugë malore me pak banorë (dhe mirë që po shtrohen), por së pari "xhevap" duhet t'i jipet vendeve ku është përqëndruar më së shumti popullata. Banorët me të drejtë ankohen dhe shpresojn që kjo rrugë të riparohet sa më parë dhe plotësisht, sepse edhe automjetet po pësojnë dëmtime të kushtueshme për xhepin e banorëve.


Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com