Kamenica 'bumllon' nga muzika!

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 20.06.2015
Në fundjavë, kafiteritë apo klubet e ndryshme ndihen më të lirë të organizojnë ndeja dhe mbramje të ndryshme muzikore të cilat ishin dhe mbeten atraktive për qytetarët. Por, kjo situatë me fillimin e sezonës verore ka fillu edhe të shtojë kritikat në drejtim të kafiterive përshkak të nivelit të lartë të muzikës. Në një shetitje të shpejtë gjatë rrugës kryesore tek korzoja, nga secila kafiteri ndëgjohen ritme muzikore dhe kjo po i shqetëson jopak banorët. Qytetarët shprehen të pakënaqur me këtë situatë dhe kërkojnë mirëkuptim edhe nga pronarët e kafiterive, pasiqe zhurma e madhe u krijon vështirësi sidomos gjatë mbrëmjeve. Gjendja ‘më kritike’ duket të jetë në 4 banesat buzë rrugës Skenderbeu, ku kafiteritë ose janë në katin e parë ose janë shumë afër tyre. Një zgjidhje e shpejtë nuk duket në horizont, por jo rrallë herë edhe banorët kanë lajmëruar rastet në Polici ku është intervenuar për të ndalur muzikën nga kafiteritë.
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com