9 Maji është Dita e Europës

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 9 Maj 2015
Më 9 maj 1950 është data e cila është përcaktuar si lindja e Evropës së Bashkuar, ditë kjo e deklaruar në takimin e mbajtur në Milano më 1985 nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive evropiane. Kjo ditë u shpall Dita e Evropës.
Por si është ardhur deri tek kjo ditë dhe ky vit. Për ta kuptuar këtë, ne duhet të kthehemi tek mbarimi i luftës së fundit katastrofike botërore. Në fakt ishin vitet e fillimit të Luftës së Ftohtë, kur bota sapo dilte nga Lufta e Dytë Botërore, e ndarë në dy blloqe të kundërta ideologjike dhe me rrezikun e rrëshqitjes në një tjetër konflikt, kur ministri i jashtëm frëng Robert Shuman paraqiti propozimin për të krijuar një Evropë të organizuar. Propozimi, i njohur si "Deklarata Shuman", konsiderohet si hapi i parë real drejt in
tegrimit evropian.Evropa e Bashkuar, pra, lind nën presionin e një nevojë për paqen dhe për bashkëjetesën paqësore në mes të shteteve. Me pak fjalë, u krijua me perspektivën e mbajtjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe integrimit ndërmjet forcave që e përbëjnë atë. Rreshtat e parë japin një ide të qëllimeve të mirëfillta të Evropës së Bashkuar. "Paqja botërore nuk mund të ruhet pa nismat krijuese në lartësinë e rreziqeve që na kërcënojnë." "Duke i bashkuar disa prodhime bazë dhe duke institucionalizuar në Autoritet të Lartë të ri vendimet e të cilit do të jenë të detyrueshme për Francën, Gjermaninë dhe vendet e tjera që do të bashkohen, do të bëhet themeli i parë konkret i një federate europiane të domosdoshme për ruajtjen e paqes." U propozua në këtë mënyrë për të vënë në një institucion mbikombëtar evropian të cilit t'i besohet menaxhimi i lëndëve të para të cilat në atë kohë ishin baza e çdo fuqie ushtarake, qymyrit dhe çelikut.
Këto vlera janë realizuar në sajë të zhvillimit ekonomik dhe social si dhe ekuilibrit të kontekstin mjedisor e të rajoneve të ndryshme, faktorët e vetëm që mund të garantojnë një nivel të cilësisë së jetës të shpërndara në mënyrë të barabartë midis qytetarëve. Evropa, si përbashkësi e popujve të vetëdijshëm se i përkasin të njëjtit entitet me kultura të ngjashme ose plotësuese, ka ekzistuar me shekuj, por pa rregulla ose institucione, si dhe pa ndërgjegjësimin e këtij uniteti themelor nuk do të ishte kurrë e mjaftueshme për parandalimin e tragjedive që i kanë përgjakur tokat. Sot çdo vend që ka zgjedhur në mënyrë demokratike për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian miraton vlerat e paqes dhe solidaritetit, mbi të cilat bazohet ndërtesa e përbashkët.

Link: Ndëgjoni intervistën me z.Zijadin Thaçi, udhëheqës i Zyrës për Integrime Europiane në Kamenicë
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com