Në Prishtinë tani edhe nëpërmjet Marecit

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 25.2.2015
Banorëve të Komunës së Kamenicës së fundmi i është shtuar edhe një mundësi e re alternative për të udhëtuar direkt për në Prishtinë. Përveq rrugës malore përmes Busavatës që kalon nëpër Artanë (Novobërdë) si dhe asaj të Prapashticës, tash në Prishtinë mund të shkohet edhe nëpërmjet Krilevës. Në fakt jo kjo rrugë ka ekzistuar edhe më parë, por ishte Ministria e Infrastrukturës ajo që e asfaltoi këtë segment rrugor (R-123a) e cila nga Krileva i bie nëpër Marec dhe të shpie në
vendbanimin e quajtur Prekoc. Prej aty, kyçja në magjistralën te udhëkryqi i Llabjanit është vetëm 4-5 minuta larg. Ky segment që është tashmë i përfunduar shihet si mundësi e mirë për banorët e Kamenicës të cilët duan t’i anashkalojnë vendbanimet e ndryshme si dhe tollovitë e ndryshme në trafik.   
Tags: , ,

1 comments:

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com