Në këtë 'fukarallëk', komuna do t'blej vetura!

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 20.02.2015
Në planin e hartuar të shpenzimeve për 2015, Komuna e Kamenicës ka parapa blerjen e siç thuhet VETURAVE ZYRTARE me vlerë hiç më pak e hiç më shumë se 12,000 €. Ky synim duket se nuk i është hequr nga mendja përpiluesëve të buxhetit të cilët edhe sivjet planifikojnë shpenzime pothuajse marramendëse në motorizim. Duke marrë parasysh se kryetari Sinani gjatë fushatës së tij pat premtuar se do t’a shes xhipin e komunës, kjo situatë e tanishme duket se është kthim (në tentativë) në periudhën e shpenzimeve të panevojshme që do ta rëndonin edhe më shumë ‘kuletën' edhe ashtu të varfër komunës. Ky veprim nëse realizohet nënkupton kthimin mbrapa dhe një dështim në premtimet e udhëheqësisë komunale që shumë herë patën propagandu idenë e kursimit të parasë së taksapaguesve kamenicas.
I propozojmë komunës, që këtë plan të linjës Buxhet dhe Financa, që ne e vlerësojmë si plan tejet të keq të shpenzimeve, ta ridrejtojë urgjentisht në nevoja të qytetarëve, sidomos në stimulim të hapjes së vendeve të punës duke dhënë mini-grante të pakthyeshme për ndërmarrësit e rinj. Me këtë hap, do t’i jipej një porosi e qartë kundër migrimit dhe pro-perspektivës së banorëve të Kamenicës për një situatë më të mirë ekonomike sidomos tek të rinjt të cilët po e lëshojn vendin edhe për faktin se shumë pak po investohet për ta.  
Ky do të ishte plani alternativ dhe më i mirë për komunën në këtë kohë krize ekonomike që po kalon vendi. Investimi tek të rinjt është një investim tek e ardhmja kurse investime në vetura të reja (që edhe ashtu janë me bollëk) do të ishte një investim tejet i gabuar dhe kot-se-koti në këtë kohë të rëndë për komunën dhe shtetin.
Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com