Përmirësohet ndriçimi publik në qytet

Shpërndajeni & Komentojeni



Kamenicë, 3.3.2015

Ndriçimi publik në Kamenicë është përmirësuar dukshëm. Gjatë gjithë javës së kaluar janë parë duke punuar kontraktorët për mirëmbajtje të cilët kanë zavendësuar ndriçimin në shtyllat më problematike. Vlen të theksohet se përgjatë rrugës Fehmi Agani (që patëm raportuar më herët) është kompletu i gjithë rrjeti ndriçimi, i cili tani funksionon në tërësi. Gjithashtu edhe përgjat rrugës kryesore Skenderbeu, janë ndërruar disa poça ‚problematikë‘, sidomos shtylla dy-kahore afër pompës së benzinës. Këtij veprimi duket se i janë gëzuar bashkësia lokale e kësaj pjese, të cilët ndihen të kënaqur me gjendjen e tanishme dhe shpresojn se Komuna do të vazhdoj t’a mirëmbajë këtë gjendje të mirë të ndriçimit publik.   
Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com