Parashikimet Optimiste për Ekonominë Lokale

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 19.1.2015
Në komunën e Kamenicës ekzistojnë nisma afariste të ndryshme të cilat vijnë nga tri drejtime kryesore:
- Investime vetanake në prodhimtari në kuadër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,
- Investime nga diaspora që për nga kapitali mund të quhen edhe si investime të jashtme dhe
- Investime direkte të jashtme që janë gati të papërfillshme për nga kapitali i investuar
Përderisa investimet vendore apo vetanake ndikohen shumë nga mundësia financiare, pastaj nga kreditë e levrdishme bankare ose donacionet e huaja, kjo e dyta ndërlidhet më shumë në drejtim të punësimit të familjarëve në Kosovë si dhe duke marë parasysh fuqinë e lirë punëtore. Në këtë drejtim ka pasë shumë bashkatdhetarë të cilët kanë investuar në ndërmarrje të prodhimtarisë, ndërtimit, hotelierisë etj. Në këtë mënyrë është realizu ndoshta objektivi kryesor: Pavarësimi ekonomik i familjarëve të cilët kanë qenë të varur nga paratë e diasporës duke krijuar kushte më të mira ekonomike për ta. Komuna e Kamenicës njeh shumë shembuj të këtyre investimeve të cilat kanë kontribu jasht
ëzakonisht mirë në zbutjën e papunësisë së lartë. Kohëve të fundit nga Kamenica kanë fillu të eksportohen prodhime të gatshme, ato të quhen këpurdha të thata nga kompania Fungo FF. Kjo kompani në bashkëpunim me një kompani zvicrane ka arritur që këto prodhime t’i fus në shitje në zingjirin e marketeve Aldi Suisse duke shënuar kështu një tregim të jashtëzakonshëm suksesi. Në anën tjetër është rritur interesimi i kompanive të ndryshme të huaja për investime në sektorë të ndryshëm të prodhimit në Kamenicë. Njëra nga to është edhe një kompani shqiptaro-italiane e cila ka shpreh tash e sa kohë interesim për të investu në ‘industrinë fasone’ (rrobaqepësi), një degë kjo me mjaft traditë në Kamenicë, duke marrë parasysh se në qytet gjatë viteve të 80-ta ka ekzistu një linjë prodhimi e njohur si ‘Kosovarja’ (Kosovska). Tjetër zhvillim pozitiv mund të llogaritet edhe paralajmërimi i kompanisë për prodhimin e energjisë së pastër-solare RabSolar nga Zvicra e cila ka shprehur vullnetin që të investojë në komunën e Kamenicës. Madje gjatë vizitës së fundit të kryetarit Sinani dhe drejtorit Kransiqi në selinë e kësaj firme, u paralajmërua se investimet do të fillojn qysh në muajin mars në fshatin Novosellë. Këto të dhëna na japin një dozë optimizmi se në komunën e Kamenicës do të ketë investime që do të punësonin një numër të caktuar punëkërkuesish të cilët presin një kohë të gjatë shansin e parë të punësimit.
Tags: , , , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com