Solidaritet me viktimat e 'Charlie Hebdo'

Shpërndajeni & Komentojeni

 

Kamenicë, 8.1.2015
 
Telekomuna si medium lokal në kete fazë testuese që gjendet i bashkangjitet reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj sulmit terrorist që ndodhi dje në Paris ndaj revistës satirike 'Charlie Hebdo'
KOMUNIKATA E PLOTË
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatën e thellë ndaj vrasjes makabre të gazetarëve francezë, të revistës satirike “Charlie Hebdo", në Paris.Lajmi për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve, e ka tronditur komunitetin e gazetarëve kosovarë dhe mbarë opinionin në Kosovë, duke dhënë alarmin për përmasat globale të rrezikut nga terrorizmi.AGK konsideron se sulmi terrorist ndaj gazetarëve, përveç si akt i shëmuar, është edhe një përpjekje qyqare dhe e dështuar, për ta cenuar lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të qenë i informuar.Në këto momente pikëllimi, AGK ndan dhimbjen me familjarët e viktimave", thuhet në reagimin e AGK'së.

 

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com