Kamenica shkon drejt koalicionit PDK-LDK !?

Shpërndajeni & Komentojeni

 

Kamenicë, 7.1.2015
Paralajmërimi i para disa kohëve i kryetarit Sinani rreth përfshrjes së LDK-së në një koalicion lokal duket se nuk ishte i rastësishëm. Kaluan shumë kohë dhe askush nga ‘paria’ e lartë e LDK-së në Kamenicë e posaçërisht ish-kryetari Surdulli nuk doli ta refuzoj publikisht e zëshëm këtë ‘ofertë’. I vetmi deri më tani që është deklaruar për këtë mundësi ishte udhëheqësi i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal Jeton Biçkaj i cili në një deklaratë të mëhershme pat thënë se: ‘LDK-ja do të vazhdoj të jetë një opozitë konstruktive...por ka raste kur ne votojm vendimet e kuvendit të cilat kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve”. Që nga ajo kohë nuk pati deklarata të tjera. Në anën tjetër, tek qytetarët po shtohet besimi se LDK-ja megjithatë do të mund të përafrohet me PDK-në në ditët në vazhdim ashtu siç bëri në nivelin qëndror. Se si, sa dhe qysh, kjo natyrisht mbetet për tu pa. Por një është e sigurt, se një koalicion i mundshëm nuk është i pamundshëm!

Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com