Faqja e webfaqës së Komunës e zbehtë!

Shpërndajeni & Komentojeni



 

Kamenicë, 4.11.2014

Se webfaqja zyrtare e Komunës së Kamenicës ka mangësi nuk përbën ndonjë lajm, sepse çdo webfaqe edhe mund të ketë. Por, një faqe përbrenda webfaqës së Komunës ofron informata të kufizuara në sasi dhe të paplotësuara në përmbajte. Mjafton ‘t’ja lëshoni sytë’ përmbajtjes së tanishme dhe do të mund të shihni një varg mungesash përmbajtësore dhe strukturore, të cilat ofrojnë shumë pak ose aspak në ate që quhet letërnjoftimi i komunës.
Hajde t’i analizojmë disa nga këto rreshta;
“Kamenicë është një qytezë dhe komunë në Kosovë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit fqinj Serbia.” – sipas këtij fillimrreshti, qysh në fillim, në vend se të tregohet se me cilat komuna fqinje kufizohet  në Kosovë, përshkrimi zhvendoset në Serbi e shpjegon se si komunat e saja kufizohen me Kamenicën! Është fakt i pamohueshëm se këto komuna në Serbi njëmend kufizohen me teritorin e Komunës e Kamenicës në kontekstin e komunave ndërkufitare, por rendi e kërkon që së pari të tregohet se me cilat komuna në Kosovë kufizohet, e pastaj të dilët në fqinjësi, apo jo...  

Ecim tutje…
“…Në veri kufizohet me Medvegjën, në veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina”.- prapë vazhdon i njejti gabim… po tregon se kufizohet me Medvegjën, Leskocin, Vranjën dhe me Bujanocin, pra të gjitha këto komuna të Serbisë jugore. Gjilani e Prishtina përmenden krejt në fund, ndërsa Novobërda as që përmendet! Madje, sipas ndarjes së re teritoriale nga pakoja e Ahtisarit, Komuna e Kamenicës ka Ranillugun si komunë fqinje dhe ky fakt nuk përmendet fare në këtë prezentim…! Madje sa për të mos mjaftu me këto informata të panevojshme, tash ‘futet në lojë’ edhe emri Dardanë! Pra, emri Dardanë edhe mund të përdorej si propozim, por shtrohet pyetja Pse nuk u përdor qysh në fillim, paralelisht apo të paktën në kllapa ?!? Për një vizitor të painformuar, me përmendjen e emrit Dardanë në këto rreshta, mund të krijohet përshtypja e gabuar se fjala është për ndonjë komunë tjetër.
Dhe krejt në fund vijmë tek informatat rreth popullsisë të cilat janë të pa-përditësuara dhe që përfshijnë të dhëna të vjetra (me Ranillugun) dhe me numrin e fshatrave 76 që dikur ishin, por që nuk janë më të përfshira pas formimit të Komunës së Ranillugut dhe zgjerimit të Komunës së Novobërdës.
I propozojmë komunës së Kamenicës që ta plotësoj këtë faqe me informacione të sakta, përmbajtësore dhe me strukturë të re e të përshtatshme për lexuesin.
Tesktin origjinal të këtij ‘prezentimi’ mund ta gjeni në linkun e webfaqes zyrtare të komunës (https://kk.rks-gov.net/kamenice/City-guide.aspx)



Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com