YouthVox - zëri i të rinjve

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 29/11/2022 

Me publikimin e përmbledhjes “YouthVox” ka përfunduar me sukses projekti Kinemaja për të drejtat e Njeriut & Dialogu shoqëror në shkollat publike. Gjatë prezantimit të “YouthVox”, para të pranishmëve, koordinatori i projektit Lavdim Klaiqi theksoi se ky dokument paraqet një Udhërrëfyes të përditësuar në adresimin e shqetësimeve të të rinjve rreth të drejtave të njeriut në nivel lokal nga perspektiva e nxënësve të shkollave. Sipas Klaiqit, janë në veçanti 5 çështje që shqetësojnë nxënësit e ato janë:

- Privatësia online,

- Grevat në sistemin arsimor,

      - Qortimet publike dhe bullizimi në shkolla,

-  Mungesa e Lirisë së shprehjes dhe

- Konfliktet përbrenda familjes.

REKOMANDIMET/KËSHILLAT që dolën nga këto shqetësime u përmblodhën në disa fusha si:

-     Eksplorimi i mëtejmë i UD 06/2012 për aktivitetet extra-kurikulare edhe zbatimi i këtij udhëzimi për qëllime edukative si:

1.       Organizimi i diskutimeve të herë-pas-hershme me nxënës,

2.       Vizitat në institucionet dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut,

3.       Bashkërëndimi me Policinë në Komunitet,

4.       Përkrahja financiare për nismat e nxënësve dhe në përgjithësi të rinjve rreth të drejtave të njeriut në nivel lokal dhe

5.       Organizimi i kampanjave publike dhe trajtimi specifik i çështjeve

Sipas Klaiqit, organizata ProActive do të vazhdoj të monitoroj edhe më tutje adresimin e këtyre çështjeve tek komunat respektive në mënyrë që të përmirësohet edhe më tej gjendja në fushën e të drejtave të njeriut në nivel lokal

Ky publikim është pjesë e projektit “Kinemaja për të drejtat e Njeriut & Dialogu shoqëror në shkollat publike” që realizohet nga ProActive përmes HumanRightivism që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund – CDF

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com