Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 21.02.2019

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Kjo datë shënohet sot anembanë botës, për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor bashkë me multilingualizmin.Në vitin 1999, UNESCO përmes një rezolute njohu 21 shkurtin si “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”, duke nderuar kështu demonstratat në Bengali në vitin 1952 (Pakistani i atëhershëm - që më vonë u bë Bangladesh), kundër përdorimit të gjuhës urdu, si gjuha e vetme shtetërore. Lëvizja “Gjuha Bengalishte” filloi në vitin 1952 dhe pas një beteje të mundimshme, në vitin 1956, qeveria qendrore e Pakistanit të atëhershëm, njohu bengalishten si një nga gjuhët shtetërore. Në të njëjtën rezolutë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli vitin 2008 si “Viti Ndërkombëtar i Gjuhëve”, me të cilën kishte për qëllim të promovojë unitetin në diversitet si dhe mirëkuptimin midis kombeve përmes multilingualizmit dhe multikulturalizmit.

Ky artikull u realizua në kuadër të aktiviteteve të projektit "Të rinjët pro-diversitetit gjuhësor" që implementohet nga organizata ProActive ndërsa u mbështet nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët.



Një artikull rreth kësaj date mund
të gjindet edhe në faqen e Zyrën e Komisionerit për Gjuhët në http://www.komisioneri-ks.org/?page=1,2,283
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com