Mbahet Edicioni i 3-të i Streetbollit

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 15.09.2018  

Është mbajtur edicioni i tretë i Streetball Kamenica 3x3, organizim ky që mblodhi grupe të rinjësh nga Kamenica e rajoni të cilët garuan në frymën e fair-playit në terenin sportiv të Parkut të Qytetit. Lavdim Klaiqi nga ProActive u shpreh tejet i kënaqur me ritmin dhe interesimin e të rinjve për formatin e këtij sporti që po popullarizohet dita ditës. Klaiqi theksoi se e tërë kjo ngjarje pati për synim dhe arriti qëllimin në zhvendosjen e të rinjve nga rutina monotone e kafiterive në një organizim sportiv të
mirëfilltë që ndihmon në zhvillimin personal të individit. Duhet theksuar se në këtë Turnir, vendin e parë e zuri Ekipi “Kamenica” i përbërë nga trio super-fantastike Godanci, Geci dhe Maliqi, vendi i dytë ose befasia e turnirit i takoi Ekipit premtues “Wu-Tang” nga Gjilani me lojëtarë të rinj si Florian dhe Enes Bunjaku, Hajdini, ndërsa vendi i tretë sipas rregullave i takoi Ekipit J.F.B. me pretendentët Maliqi, Qehaja dhe Poroshtica. Ekipet fituese u shpërblyen me medale, kupa dhe me një darkë solemne në restorant. Streetball Kamenica është ngjarja e vetme sportive basketbollistike që ka një vazhdueshmëri nga edicionet e kaluara dhe aplikon rregullat standarde 3x3 të FIBA-s me disa modifikime të përshtatura kushteve lokale. Duke marrë për bazë kërkesat e shumta, ka mundësi që një edicion shtesë të mbahet së shpejti, në mbrëmje për të provuar magjinë e ndriçimit dhe ritmin e lojës në kushtet e natës. Kjo ngjarje sportive u përkrah nga sponsor lokal si TriTerm, Buffi, Kallaba Production, Radio 24, TVKamenica, Uji Zajçeci ndërsa pati mbështetje nga Drejtoria komunale e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com