Çka i duhet Komunës urgjentisht ?

Shpërndajeni & Komentojeni
E d i t o r i a l i     J a v o r  
Komunës së Kamenicës i duhet një strategji e mirëstudiuar me qëllim të rritjes së fondeve të ndryshme nga instanca vendore e ndërkombëtare. Kjo strategji ka qenë pothuajse inekzistente që nga viti 1999 duke e lënë komunën pa një adresë dhe orientim të qartë ndaj donatorëve potencial. Mënyra se si ka funksionuar deri më tani duket sikur më shumë i është lënë rastësisë apo lidhjeve të herëpashershme politike e shoqërore të zyrtarëve të caktuar të cilët aty-këtu kanë mundur të bindin ndonjë donatorë për të investu në komunë. Por, kjo mënyrë e çasjes mund të vlerësohet si tepër ‘defanzive’ në raport me mundësitë që kanë ekzistuar dhe që besa vazhdojnë të ekzistojnë ende. Që nga 99 e këndej, në takime të ndryshme me përfaqësues ndërkombëtarë e vendor, komunës së Kamenicës i janë shprehur publikisht lëvdata e urime të panumërta dhe në superlativ mbi bashkëjetesën ndëretnike paqësore, si model madje për tërë Kosovën. Sikur Komuna e Kamenicës ta kishte shfrytëzuar në maksimum këtë fakt, sot me siguri do të mund të kishte përfituar dhjetëra miliona investime, në të gjitha fushat dhe padyshim më shumë se secila komunë tjetër në Kosovë. Por, kjo nuk ndodhi dhe ne nuk po futemi në gjithë këtë historik, por i kthehemi të tashmës dhe mundësive për të ardhmën. Kemi një kthesë në qeverisjen e re vendore që ka premtuar reforma dhe në këtë kuptim Komunës i duhet urgjentisht një ekip i posaqëm qoftë brenda-komunal ose i kontraktuar në mënyrë që punët do t’i shkojn për-së-mbari. Ky ekip do të duhej të përbehej nga njerëz të shkolluar e me përvojë në identifikimin, kontaktin dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme bazuar në nevojat e bashkësive lokale. Kjo zyre me një ekip të vogël por dinamik, do të duhej të ishte paraprijëse në hartimin e strategjisë së investimeve. Kjo zyre do të bashkërëndonte punët me të gjithë ekspertët dhe gjithë potencialin profesional e intelektual komunal në dobi të projekteve në të gjitha fushat e mundshme. Vetëm në këtë mënyrë, Komuna e Kamenicës mund të llogaris në rritjen e investimeve në të gjitha fushat nga investitorë e donatorë të ndryshëm të cilët kërkojnë një qasje proaktive e të veçantë dhe një llogaridhënie të përpiktë ndaj çdo centi të dhuruar.


L.Klaiqi
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com