Musa Hajdari vendos rekord të ri

Shpërndajeni & Komentojeni
Birmingham, 5.3.2018 
Atleti kamenicas Musa Hajdari ka vendosur rekord të Kosovës në vrapim 1500 metra në palestër, në botërorin e atletikës që u mbajt në
Birmingham të Anglisë. Ai rekordin e arriti në paraqitjen që pati në kualifikime në vrapim 1500 metra.
Hajdari vrapoi me kohë 3:47.68 minuta, por zuri vetëm vendin e shtatë në grupin e tij, që nuk mjaftoi për të siguruar kalimin në finale, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai doli i 15-ti në përgjithësi, ndërsa, siç kanë njoftuar nga klubi i tij, ka marrë 1053 pikë të IAAF-së.
Musa Hajdari ishte përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në Botërorin në Birmingham. Hajdari zakonisht garon në 800 metra.

Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com