Transparenca dhe Llogaridhënia në Komunë

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 2.2.2018
Komuna e Kamenicës do të vëzhgohet nga një projekt i shoqërisë civile për realizimin e investimeve komunale nëpërmjet "Investometrit" të mundësuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Sipas zyrës për informim, kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati me këtë organizatë. Përfaqësuesi i kësaj organizate Burim Ejupi ka konfirmuar se nëpërmjet "Investometrit do të ketë më shumë transparencë dhe llogaridhënie  ndaj  shpenzimeve publike  për investime kapitale në nivel Lokal”. Ky Projekt synon që të  krijoj një hapësirë  informimi për qytetarët  e Komunës së Kamenicës, njiherazi  të mundësoj paraqitjen grafike  të projekteve kapitale të realizuara ,ato në realizim e  sipër,si  dhe  projektet që është dashur të realizohen .Me këtë  bashkëpunim synohet ë arrihet në ngritje e transparencës komunale ndaj shpenzimeve kapitale, planifikimit më të mirë  të politikave dhe rritjes së informimit të qytetarëve. Ky memorandum bashkëpunimi do të zgjas 12 muaj.
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com