Përmbyllet edicioni i parë i Festivalit “MobiKino”

Shpërndajeni & Komentojeni
Festivali më i ri në Kosovë dhe rajon “Mobikino” ka përmbyllur me sukses edicionin e sivjetmë të rrugëtimit, shkruan Gazeta Monitor.
Festivali ka përshkruar rrugëtimin e parë dhe tejet të suksesshëm në dy komuna në Kosovë dhe dy jashtë saj duke i dhënë publikut kënaqësinë e shijimit të filmave dokumentar me fokus të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
Ishin filmat e regjisorëve kosovar dhe të huaj si Besim Ugzmajli pastaj Mathieu Jouffre, Aleksandër Reliq dhe shumë tjerë që i dhanë publikut një pasqyrë për të kaluarën, të tashmen dhe porosinë për të ardhmen nëpërmjet mediumit të fuqishëm siç është filmi dokumentar.
Drejtori i Festivalit Lavdim Klaiqi për ‘Gazetën Monitor’, u shpreh i kënaqur me edicionin e parë të festivalit duke premtuar shumë edicione të tjera që do të vijnë nga viti në vit.
Klaiqi u shpreh se qysh tani kanë filluar lëvizjet dhe kontaktet me regjisorë dhe producent nga rajoni rreth filmave dokumentar që planifikohen të shfaqen në edicionin e ardhshëm. Gjithashtu, së fundmi, është shtuar interesimi edhe për turne jashtë Ballkanit, kryesisht nga vendet perëndimore.
Do të ketë një mori risish dhe ide kreative që do të përfshihen në edicionin e ardhshëm, ndërsa sa i përket përmbajtjes, hyn në radhën e ngjarjeve që nëpërmjet filmit dokumentar trajton tematikën e të drejtave të njeriut në vend, rajon dhe më gjerë. Kjo zgjedhje tematike është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe promovimin e kulturës së të drejtave të njeriut posaçërisht tek të rinjtë e rajonit.
T’u përkujtojmë se Festivali Mobikino ka një qasje të re duke e renditur Kosovën e rajonin në mesin e vendeve me trendin inovativ të ndodhive shoqërore. Më konkretisht, ky Festival është lëvizshëm ose mobil, pra rrugëton me kombi (minibus) nga vendi në vend dhe në këtë formë i jep mundësinë edhe qytetarëve nga Komunat e vogla që të shijojnë ngjarje (tematike) në vendin e vet, pa pas nevojë të shkojnë gjetiu.
Duhet cekur se ky festival u përkrah nga organizata holandeze Movies that Matters nga Kompania për prodhimin e pijeve “Fluidi” si dhe nga donatorë të tjerë. /Gazeta Monitor/
Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com