Mbahet Turniri në Streetball

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 30.07.2017

Nën organizimin e OJQ Proactive u organizua Turniri në Streetball për të rinj. Në këtë turnir u paraqiten disa ekipe të cilat matën forcat ndërmjet veti në Fushën e Sportit në Parkun e Qytetit në Kamenicë.  Tri ekipet top favorite realizuan këto rezultate:

Kamenica 7 – Drita 15
Shipashnica 10 – Drita 6 (Koha e Plotë)
Kamenica 8 – Shipashnica 6 (Koha e Plotë)

Gjysëm-Finalja:
Kamenica 8 – Shipashnica 8 (Baras = Koha e Plotë)
+ Loja shtesë (2min) Kamenica fiton me 2 shënime kundrejt 1 sa realizoi Shipashnica

Dhe Finalja:
Kamenica  - Drita, të cilën e fitoi Drita me rezultat 15 me 10.

Pas përfundimit të përballjeve radha ishte për shpërndarjen e shpërblimeve për vendet e para. Vendi i parë u shpërblye me Medalje të Arta (imitim) dhe me Kupë, vendi i dytë me Medalje të Argjendtë dhe kupë si dhe vendi i tretë me Medalje të Bronztë dhe kupë. Medaljet dhe kupat u shpërndanë nga Drejtori i OJQ Proactive Lavdim Klaiqi së bashku me Drejtorin për Rini, Kulturë dhe Sport Milaim Limoni.   Drejtori Limoni u shpreh i kënaqur me këtë aktivitet sportiv dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm në përkrahje të sportit të Kamenicës. Ky turnir sportiv me karakter garues është pjesë e Projektit “Rritja e vetëdijes tek të rinjtë për shprehitë e shëndetshme” të përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DR).


Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com