Graniti nga Rogana zuri vendin e parë

Shpërndajeni & Komentojeni
Vushtrri, 3.06.2017
Të shtunën në Fshatin e Ri (Novosellë) Komuna e Vushtrrisë, nën patronatin e komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni FUNGO, u mbajt vrapimi humanitar në shtegun 5 mijë metra.Në këtë vrapim përveç përfaqësuesve të KFOR-it morën pjesë edhe 7 pjesëtarë të FSK-së.
Hapjen zyrtare të garës e bëri komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Giovanni Fungo, i cili falënderoi pjesëtarët e FSK-së për përkrahjen dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë vrapim humanitar. Në një konkurrencë të fortë, vendin e parë e zuri Granit Kryeziu, pjesëtar i BRSH-së të FSK-së, i cili fitoi medaljen e artë të cilën ia dhuroi personalisht komandanti i KFOR-it gjeneral major Giovanni Fungo.Granit Kryeziu  pasi falënderoi  komandantin e KFOR-it për medaljen u shpreh: “Vendi i parë dhe medalja e artë janë sukses jo vetëm i imi, por në përgjithësi sukses i FSK-së,  me çka po dëshmohet çdo ditë e më tepër se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur sipas standardeve  të NATO-s”. Gjithashtu edhe pjesëtarët tjerë të FSK-së, të cilët morën pjesë në vrapimin humanitar në 5 mijë metra, treguan përgatitje të lartë fizike. Qëllimi i organizimit të kësaj gare ishte tërësisht me karakter humanitar, ku të gjitha mjetet e grumbulluara do t’ju shpërndahen familjeve në nevojë.
(Burimi: MFSK)
Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com