Gëzim Morina në Garën e Robotikës në Washington

Shpërndajeni & Komentojeni
Washington, 16.07.2017
Ka filluar në SHBA gara më e madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge. Pesë nxënës të shkollave të mesme janë duke e përfaqësuar Kosovën në këtë garë të rëndësishme.
Nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, nën mentorimin e rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, tani janë duke prezantuar aftësitë në fushën e robotikës.Pjesë e kësaj gare janë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit përfshihen dhe nevojiten aftësi, ide dhe kreativitet në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.



Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com