Avdi Hajdari (Kame) me ekspozitë personale në Zürich

Shpërndajeni & Komentojeni
Zürich, 27.05.2017
Në Zvicër nga viti në vit po shtohet numri i artistëve tanë në fushën e artit figurativ. Ata shquhen veçmas me ekspozita personale e pjesëmarrje në evenimente të tilla kolektive.
Një ekspozitë në pjesën e vjetër të Zürichut ( më 24 maj) e hapi edhe piktori akademik Avdi Hajdari (Kame). Është kjo ekspozita e Avdi Hajdarit,  i lindur në Kamenicë  e i diplomuar në Fakultetin e Arteve, në drejtimin e pikturës në klasën e profesorit Tahir Emra.
Me rastin e hapjes së ekspozitës me titull: “Vakumi”, në “Galerie am Lindenhof”, merrte pjesë një numri të konsiderueshëm artdashësish shqiptarë e zviceranë, në mesin e të cilëve edhe bashkëpronaret e objektit të ekspozitës, ku deri më tash kanë ekspozuar edhe autorë të tjerë shqiptarë. I pranishëm ishte edhe vet kuratori i kësaj ekspozite, Kushtrim Zeqiri nga Gjilani, që kishte ardhur posaçërisht për këtë ngjarje kulturore në Zürich. Kushtrimi në bashkëpunim me autorin e ekspozitës kishin arritur që ti ofrojnë publikut një realizim të bukur artistik, të prezantuar me shumë shije e përmbajtje. Mbi 20 piktura të punuara me një teknikë unike- masë plastike me vakum (që përdoret kryesisht për ambalazhim), përbëjnë sfondin e veprës artistike të piktorit Avdi Hajdari në këtë ngjarje me rëndësi jo vetëm kulturore, por edhe sa i përket imazhit tonë në shtetin helvetik.
Përndryshe, ekspozita do të jetë e hapur deri më 29 maj, sipas këtij orari në këtë adresë:
Galerie am Lindenhof , Pfalzgasse 3/ 8001 Zürich:
e Enjte - e premte  12.00 – 19.00,
e Shtunë - e diele 11.00 – 19.00 dhe
e Hënë 12.00 – 19.00.
http://www.galerieamlindenhof.ch/category/ausstellungen/

Webfaqja e Autorit: KAMEART
(Teksti burimor dhe fotot e huazuara nga z.Rexhep Rifati)




Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com