Punëtorët e KEDS-it riparojnë shkollën në Kamenicë

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 22.04.2017
Mbi 500 nxënës të shkollës fillore “Fan Stilian Noli” të Kamenicës nga e hëna do të kenë kushte shumë më të mira mësimi. Kjo, pasi shkolla e tyre është renovuar nga punëtorët e KEDS-it, të cilët të dielën, në vend të pushimit, kanë zgjedhur të punojnë në mënyrë vullnetare, vetëm që nxënësit të kenë ambiente më të mira mësimi. Dhjetëra punëtorë të KEDS-it nga Distriktet e Gjilanit dhe të Prishtinës kanë arritur ta ndryshojnë pamjen e brendshme të shkollës. U ngjyrosën muret, radiatorët, dyert, u shtrua laminat në disa pjesë. Kjo bëri që me një angazhim të pakursyer, kjo shkollë të mos jetë më në kushte të rënda, si për nxënës, ashtu edhe për mësimdhënës. Gjithçka është bërë nën moton “Me duart tona”, pra vetëm përmes duarve. Simbolika e tillë e aksionit është organizuar në mënyrë që të nxirret në pah se puna komunitare vlen dhe përmes saj brenda një dite mund të përmirësohen kushtet e qindra nxënësve.

Kjo iniciativë ka bërë të lumtur edhe drejtorin e shkollës, Mustafë Rrudhanin. “E falënderoj KEDS-in që e përzgjodhi shkollën tonë. Kjo për ne është sihariq. Jam i lumtur për këtë”, tha ai.
I pranishëm ishte edhe Drejtori për Arsim në Komunën e Kamenicës, Agim Shkodra. “Kjo është ide jashtëzakonisht e mirë. Jam shumë i lumtur që po shoh punëtorët e KEDS-it që po punojnë në shkollën tonë. Kjo duhet të zgjerohet edhe në shkollat tjera nga kompanitë tjera”, tha ai.
Kur e panë mundësinë t’i gëzojnë fëmijët, asnjë punëtor nuk hezitoi. “Sot jam këtu në aksionin për rregullimin e kësaj shkolle. Më vjen shume mirë që jam me kolegët e mi këtu, sepse do t’i gëzojmë fëmijët me këtë. Asgjë nuk më vjen vështirë që t’i bëjë fëmijët të lumtur. Po më pëlqen aksioni dhe kisha pasur dëshirë që të ketë më shumë kësi lloj aksione, sepse mes tjerash ndodh dhe shoqërimi mes njerëzve”, thotë punëtorja e KEDS-it nga Ranillugu, Jellena Joniq. As Sabri Boroci, punëtor i KEDS nga Kamenica nuk hezitoi.“Nuk hezitova fare kur mu dha mundësia që të kontribuoj që gjeneratat e reja që mësojnë këtu ta ndiejnë veten mirë. Në çdo aksion, kudo qoftë, veçmas në shkolla duhet të kontribuojmë”, tha ai. Nuk hezituan as punëtorët që kishin ardhur nga Prishtina.
“I jam bashkuar aksionit vullnetar të kompanisë sonë me qëllim që fëmijëve tanë t’u ofrojmë kushte më të mira në shkollë dhe të tregojmë se me duart tona, duke u treguar vullnetarë, mund të ndihmojmë që të kenë ambient më të mirë për punë dhe për mësim”, tha Syrmije Kika, punëtore e KEDS-it.Aksioni i sotëm nuk është i vetmi që ndërmarrin punëtorët e KEDS-it rreth përmirësimit të kushteve në shkolla. Disa muaj më parë janë kompletuar laboratorë të informatikës me kompjuterë dhe pajisur me internet  disa shkolla në territorin e vendit, përderisa janë shpërndarë edhe qindra libra për nxënës. Aksione të ngjashme punëtorët e KEDS-it do të organizojnë edhe në të ardhmen. (KEDS)

Video-Link nga Keds Energy

Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com