Hajdari e Kryeziu garojnë në Amsterdam

Shpërndajeni & Komentojeni
Amsterdam, 7.7.2016
Një ndër atletët më t
ë mirë të Kosovës nga Klubi i Atletikës 'Rogana'  Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu kanë përfaqësuar shtetin e Kosovës në Kampionatin Evropian të Atletikës që po mbahet në Amsterdam t
ë Holandës. Në ditën e dytë të Kampionatit, atleti kosovar, Musa Hajdari në disiplinën 800 metra përfundoi në pozitën e 11-të në ranglistën e përgjithshme. Sipas njoftimit të Federatës, Hajdari përfundoi garën në pozitën e pestë në grupin e tij, por për vetëm 25 të qindtat e sekondës mbeti pa kaluar në gjysmëfinale. Ndërkohë, edhe Vijona Kryeziu përfaqësoi Kosovën në garën e parë në këtë Kampionat evropian.
Federata Atletike e Kosovës thotë se është e kënaqur me paraqitjet duke marrë parasysh rivalët e nivelit botërorë.Federata e Atletikës së Kosovës thotë se duke krahasuar “kushtet e rrethanat me të cilat kemi punuar deri këtu në raport me atletët e shteteve tjera, ky është sukses për t’u vlerësuar dhe respektuar”.

Videot: Eurosport.tv



Tags: , , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com