Helvetas-i zviceran mbështet bizneset edhe në Kamenicë

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, Shkurt 2016
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, këtë mbështetje e sheh si të dobishme për komunën dhe për bizneset. Ai ka nënshkruar një memorandum me Swis Interkorporacion Helvetas nga Zvicra, e cila ka ofruar mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme në Kamenicë.
Sinani është shprehur i kënaqur që Zvicra po investon në këtë qytet, ku nevojat për përkrahje ndaj bizneseve janë të shumta.”Vërtet është një ndihmë e shumëpritur e cila u mundëson bizneseve të ecin tutje. Edhe ne si komunë i kemi mbështetur me mundësitë tona, por projektet e tilla janë shumë më të favorshme” tha Sinani./rajonipress/
Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com