A do të realizohet lëvizja e lirë?!

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 20.07.2015

U bënë gati një muaj prejse u nënshkrua Marrëveshja për heqjen e tarifave të sigurimit kufitar dhe njohjes reciproke të polisave të sigurimit në mes të Byrosë së Kosovës dhe të Serbisë. Prej atëherë kemi ndëgjuar disa herë me rradhë versione, të përafërta rreth marrëveshjes dhe rreth mënyrës së kalimit të kufirit me automjete në të dy anët e kufirit. Për pronarët e veturave nga Serbia (psh.nga Bujanoci) është krejtësisht e qartë se do t’u duhet ta kenë me vete Kartonin e Gjelbërt për të hy në Kosovë, njejtë sikurse automjeteve nga Maqedonia apo Shqipëria. Në Serbi Kartoni i Gjelbërt (sipas AMSS) kushton rreth 17 €, ndërsa sipas informatave të BKS-së, në Kosovë ky sigurim vjetor i quajtur TPL Kosova+ do të kushtoj rreth 40 €, që njëherit përfshinë edhe teritorin e Maqedonisë fqinje. Në kushtet normale të mardhënieve Kosovë-Serbi ky artikull do të përfundonte këtu, por duke ditur se marëdhëniet ndërfqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë janë të ndërlikuara dhe me plot të panjohura , ne duhet t’i shtojmë këtu edhe 'befasitë dhe paqartësitë teknike’ të udhëtimit të kosovarëve nëpër teritorin serb. Në 2011 kur Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshjen mbi lëvizjen e lirë, pala kosovare pat’ thënë se u arrit marrëveshja e cila më vonë, në fakt, rezultoi si ‘levizje e lirë’, por me ‘disa kushte’. Pikë së pari, sigurimet e automjeteve në kufi ishin aq të shtrenjta (100€+/muaj) saqë udhëtarët dhe pronarët e automjeteve e quajtën si ‘pengesë e lëvizjes së lirë’. Pjesë tjetër e kësaj ‘lëvizje të lirë’ ishin edhe të pathënat në marrëveshjen zyrtare, por të interpretuara më vonë dhe të implementuara simbas qeverive respektive. Kështu psh. MPB-ja kosovare ‘ndaloi’ përdorimin e tabelave serbe me iniciale të qytetave të Kosovës si GL, PR, PZ etj.(edhepse ato tabela edhe sot e kësaj dite qarkullojnë lirshëm në veri të Kosovës), ndërsa Qeveria serbe i ‘rezervoi’ kosovarëve një kufizim edhe më të veçantë të marrëveshjes duke ja ‘fut’ një klauzolë shtesë marrëveshjes  që do të nënkuptonte;
          - Lëvizjen e automjeteve kosovare nëpër Serbi vetëm me tabela KS (të UNMIK-ut) dhe 
          - Heçjen dhe zëvendësimin e tabelave RKS (psh. 06) me tabela ‘Proba’ që nënkuptoi edhe pagesa shtesë.
Që nga atëherë kjo marrëveshje është implementuar në këtë mënyrë duke vështirësuar lëvizjen e lirë dhe me një jo-reciprocitet të qartë në mes të Kosovës e Serbisë dhe në dëm të udhëtarëve kosovarë. Me siguri ju ka ra rasti të shihni se disa qytetarë vendosën që veturat e tyre të sapo doganuara apo të regjistruara rishtas ti vendosin tabelat KS (jo RKS). Kjo praktikë erdhi si pasojë e drejtpërdrejtë e ‘marrëveshjes’ së 2011 ku edhe sot e kësaj dite është e zbatueshme në qoftë se udhëtohet nëpërmjet Serbisë qoftë si tranzit apo për të vizituar familjarët psh. në Luginën e Preshevës.Edhe pas marrëveshjes së para një muaji, mbetet ende e paqartë kushtet se si kosovarët do të udhëtojnë ta zëmë në Preshevë, Bujanoc apo më larg. Përkundër fjalëve optimiste të zyrtarit të BKS-së Rrahim Pacolli se ”...kosovarët nga 24 Korriku do të udhëtojnë me veturat e tyre”, kjo çështje ende nuk ka një përgjigje të qartë nga autoritetet serbe që janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Madje, sa për ta ilustruar skepticizmin në tërë këtë çështje, po bazohemi në një përgjigje (gjysëmzyrtare) dhënë portalit serb Kossev të datës 16.07 nga Qeveria serbe ku ndër të tjera thuhet se “...çështja e tabelave është pjesë e marrëveshjes teknike të arritur më herët (2011)”, që i bie se regjimi i qarkullimit për kosovarët mbetet i pandryshueshëm (pra vetëm me tabela KS) dhe kjo vlen pavarësisht marrëveshjes për policën e sigurimit të nënshkruar para një muaji në Bruksel. Se a do të jetë kështu apo gjërat do të ndryshojn në dobi të lëvizjes së lirë dhe në kapërcimin e barierave të tanishme, na mbetet të presim 24 Korrikun, kur është paralajmëruar se do të filloj të realizohet marrëveshja.
Ne jemi optimist, por ne jemi vetëm ‘njëra palë’...!
Por, sidoqoft
ë ne do t’ju informojmë në kohë reale në lidhje me këtë çështje!
    
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com