Heroi amerikan i Kamenicës

Shpërndajeni & Komentojeni
TELEKOMUNA/HISTORI




Në mbrëmjen e 15 Dhjetorit të 1999, gjersa ishte duke patrulluar nëpër territorin e komunës së Kamenicës, një automjet ushtarak “Hamvi” bie në minën anti-tank. Ishte kjo natë e kobshme për paqeruajtësin amerikan të KFOR-it nga Pensilvania, Rreshterin 23 vjeçar Xhozef Suponcic (Ssg.Joseph Suponcic) i cili mori lëndime vdekjeprurëse nga shpërthimi i minës. Sipas njoftimeve të asaj kohe, Suponcic ishte pjesëtarë i Grupit të 10 të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane me bazë në Kolorado dhe ishte duke shërbyer me kompaninë C të Njësisë Speciale (10) si përkthyes i ndërlidhjes në mes forcave amerikane dhe atyre ruse që ishin të stacionuara në Kamenicë në kuadër të KFOR-it. Sipas raportimeve të atëhershme të CNN dhe bazuar në të dhënat e Pentagonit shpërthimi i minës hodhi nga automjeti ushtarak edhe kolegun e tij i cili megjithatë mbijetoi dhe u trajtua ne spitalin e kampit Bondstill po atë natë. Ushtaraku Suponcic ishte ushtari i shtatë amerikan që humbi jetën në Kosovë, por sipas informatave të kohës ishte humbja e parë që nuk u përcaktua të jetë aksidentale apo e vetë-shkaktuar. Rreshteri Suponcic u varros me nderime ushtarake në varrezat kombëtare të Arlingtonit në shtetin e Virxhinias.


Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com