Weekendtip: Kamenica vend i argëtimit

Shpërndajeni & Komentojeni




Kamenicë, 6.12.2014
Qyteti i Kamenicës që nga paslufta e këndej ‘ja ka pa hajrin’ organizimeve të ndryshme muzikore të cilat i kanë dhënë epitetin e kryqendrës së mbramjeve muzikore në Kosovë. Qysh në fillim të vitit 2000 e këndej nuk kanë munguar emrat më të njohur të estradës shqiptare që kanë vizituar diskotekat ‘Sugarfree’ ,  ‘Darkway’ e më vonë edhe te diskoteka e Qendrës Rinore. Të gjitha këto vende argëtimi i dhanë Kamenicës së panjohur ‘namin’ e munguar ndërvite. Edhe sot ky epitet vazhdon ta mbizotrojë Kamenicën, por tani ka filluar të përhapet edhe trendi i muzikës LIVE nëpër klube e kafiteri ku po këndohet edhe muzikë qytetare nga artsistë të ndryshëm. Vetëm mbrëmë (e premte) në Kamenicë u paralajmëruan 3 mbrëmje muzikore (paralele) ku në 'Sugarfree' ishte Kida, në Kafiterinë THE WALL Grupi Buraku Fama si dhe në Chaplin BAR ishin grupi i mirënjohur ILIRËT. Duket se gjithë këto ngjarje muzikore i kanë dhënë ‘infuzion’ edhe bizneseve të tjera që në njëfarë mënyre po përfitojnë indirekt nga këto organizime. Taksistët, kafiteritë, restorantet, shitësit ambulant apo mini-marketet janë disa nga përfituesit indirekt të cilët mund të ndihen fatlum poqëse ka ndonjë mbramje muzikore. Të gjithë këto biznese potencialisht janë përfitues nga këto ngjarje muzikore, sepse të rinjët jo rrallë herë vijnë edhe nga vise të ndryshme të Kosovës, luginës, Maqedonisë e madje edhe nga Shqipëria, për të ndjekur një koncert në Kamenicë. Natyrisht, banorët ndoshta do të donin të identifikoheshin me gjëra të tjera, por ky është një fakt dhe një lloj ‘imixhi’ që është përhapur gjithandej mënjëherë pasi përmendet emri KAMENICË. 
Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com