A do të ketë dekorim të qytetit për vitin e ri?

Shpërndajeni & Komentojeni




Kamenicë, 14.12.2014
Qytetarët e komunës së Kamenicës janë ‘mësuar’ që në fundvit të mos shohin ndonjë dekorim të posaçëm të qytetit në vigjile të ndërrimit të moteve. I konsideruar si lëshim, ky fakt i bëri jorrallë herë banorët të shanin ‘heshturazi’ komunën zi-e-ma-zi që nuk u përkujdes ti ofronte atyre një pamje festive-dinjitoze sikurse në qytetet e tjera. Dikush e arsyetonte mosinteresimin me faktin se ish-kryetari i komunës nuk kishte ndonjë ndjesi ndaj kësaj çështje, sepse gjatë gjithë mandatit të tij nuk banoi asnjëherë në Kamenicë. A do të jetë njejtë edhe sivjet, ky ‘marifet’ do të shihet në ditët në vijim. Një është e sigurt, se qytetarët do të donin të shohin një ndryshim të cilin e besuan se do të ndodhë me qeverisjen e re komunle. Ky ndryshim edhe pas gati 1 viti mandat mbase nuk po pranohet në vetëdijen kolektive dhe është krijuar një lloj përceptimi se kjo qeverisje u ‘rifreskua’ politikisht, por problemet ‘bajate’ vazhduan të qëndrojn stoikisht. 

Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com