Njoftim për Publikun & Banorët

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 21.11.2019
Në kuadër të projektit “Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore” që realizohet nga OJQ Proactive ku synohet të krijohen të ardhura për ekonomitë familjare në zonat e Malësisë në komunën e Kamenicës nëpërmjet turizmit rural, ju njoftojmë se ka përfunduar me sukses seria e Takimeve Informues me banorët e fshatrave Tugjec, Krenidell, Poliçkë, Lisockë dhe Zajçec. Në këto takime janë dhënë informata të rëndësishme rreth projektit për zhvillimin e turizmit malor dhe kemi pranuar informata të dobishme rreth nevojave në këto zona të Malësisë. Dhjetëra banorë të pranishëm në këto takime kanë pranuar edhe Aplikacionet për Grante dhe për Trajnim të cilat duhet t’i dorëzojnë deri më datë 29.11 në objektin e Komunës së Kamenicës apo mund t’i dërgojnë (të skenuara) edhe nëpërmjet emailit në: proactivekos@gmail.com

Gjithashtu, edhe për të interesuarit e tjerë që nuk kanë mundur të marin pjesë në këto takime, ne mbetemi në dispozicion (7 ditë në javë) për informata rreth projektit në 049 368 663 (viber + whatsapp) dhe për takime të drejtpërdrejta. Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni Aplikacionin për Grant (online) të cilin mund ta shkarkoni KËTU, mbushni dhe ta dërgoni të skenuar apo në Word në emailin e lartshënuar.
Mos harroni > Turizmi rural është turizmi i shekullit 21!

Programi Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

#turizmiruralikamenices


 
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com