Bashkatdhetarët dhurojnë Autoambulancë

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 25.03.2017
Një grup i bashkatdhetarëve nga diaspora kanë ndërmarrë një iniciativë shumë të qëlluar. Ata ja kanë arritur me shumë sukses të bashkojnë fondet dhe resurset e tyre për të ndihmuar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë duke sjellë në formë donacioni një autoambulancë moderne me të gjitha pajisjet n
ë të. Pranimi i Autoambulancës u bë nga Kryetari Sinani i cili falënderoj bashkatdhetarët Shkelzen Tahirin dhe Rexhep Dërmakun të cilët bënë te mundur realizimin e këtij projekti. Dokumenti i pranim-dorëzimit të donacionit mban nënshkrimin e Shkelzen Tahirit, me prejardhje nga komuna jonë i cili prej afro tetë vjetësh drejton firmën e suksseshme Sprenger Werkzeugbau AG në St.Margarethen , ku prodhohen vegla precize për industri. Këtij donacioni të vlefshëm i janë bashkangjitur edhe kontributdhënësit e tjerë nga diaspora si: Mentor Laci, Shefqet Krasniqi, Naim Gacaferri, Ramadan Robelli, Arif Fazlia, Nazim Tahiri, Ekrem Gacaferri, Dibran Tahiri, Xhemail & Kreshnike Grabovci dhe Andreas Gamper.
 
Tags: , , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com