Mungesa e sinjalistikës adekuate në rrugën qarkore

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 30.10.2014
Drejtuesit e automjeteve po përballen me vështërsi të theksuar gjatë kyçjes nga rr.Skenderbeu (banesat) në segmentin e rrugës qarkore, më konrektisht në rr.Fehmi Agani. Në fakt drejtuesit shprehen se kjo kyçje është tejet e rrezikshme si pasojë që objekti i ish-punëtorisë së Shkollës Teknike po e vështirëson dhe pamundëson pamjen në drejtim të veturave që vijnë me shpejtësi nga ana e kundërt. Ky rrezik është i lartë sidomos gjatë ditës ku nuk vërehet automjeti që vie nga ana e kundërt, ndërsa gjatë natës ky rrezik është më i ulët, sepse efekti i dritave të automjeteve është i dukshëm dhe në këtë mënyrë vërehet levizja e automjeteve. Në bisedë me njohës të fushës së trafikut na thanë se në këtë pjesë preferohet që të vendoset një Pasqyrë Trafiku e rrumbullakët e cila do të jepte pamje më të mire drejtuesve të automjeteve si dhe këmbësorëve. Vendosja e pasqyrës padyshim se do të mund të shmangte aksidentet e mundshme në këtë pjesë të qytetit. Në një kërkim të thjeshtë në internet konstatuam se kjo pasqyre nuk kushton më shumë se 400 €, një investim që ja vlen e që do të ishte në të mirë të bashkësisë lokale të kësaj pjese të qytetit.
Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com