Shfaqje filmike në Kamenicë

Shpërndajeni & Komentojeni

 Kamenicë, 12.05.2022 

Në shtëpinë e Kulturës në Kamenicë është shfaqur për herë të parë filmi i njohur "Honeyland" nga Maqedonia Veriore. Filmi dokumentar flet për për bletaren Hatixhe Muratova, nën regji të Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov. I xhiruar në peizazhe të bukura rreth lumit Bregalnica, dokumentari “Honeyland” sjell historinë e vërtetë të Hatixhe Muratovës, që është një nga bletërritëset e fundit të egra në Evropë. Ky film u shfaq në kuadër të projektit 2Connect i organizatës ProActive nga Kosova në kuadër të projektit rajonal READ që financohet me fondet e Bashkimit Evropian. Udhëheqësi i këtij projekti Lavdim Klaiqi ka theksuar se projekte si këto i nevojiten shumë vendeve si Kamenica sepse pasurojnë jetën kulturore andaj janë të mirëseardhura.





 

 


 

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com