Hapet Ekspozita Life & Wild

Shpërndajeni & Komentojeni

 Kamenicë, 1.06.2022

Në oborrin e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë, është hapur ekspozita “Life&Wild” e autorit Arian Mavriqi. Ekspozita përmbanë 20 punime të përzgjedhura të artistit-kurator Arian Mavriqit i cili gjatë udhëtimeve të tij në Ballkan dhe Afrikë ka shkrepur disa foto mbresëlënëse me kamerën e tij. Ekspozita u mirëprit nga të rinjët të cilët u interesuan për punën e autorit dhe shprehën interesimin e tyre për botën natyrore dhe atë të egër. Ekspozita do të qëndroj e hapur për dy javë në Kamenicë e më pastaj do të vazhdoj për në Bujanoc. Kjo ekspozitë është pjesë e projektit 2Connect që realizohet nga OJQ Proaactive nga Kosova. Implementohet në kuadër të projektit rajonal READ-Regional Network for Cultural Diversity që financohet me mjetet e Bashkimit Evropian.

 





 

Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
...
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com